Maqedoni

Analiza krahasuese e OJQ-ve: Vendi ka shënuar përparim, duam datën

13.06.2019 17:45

Vendi ka shënuar përparim të dukshëm në plotësimin e kritereve dhe zbatimin e reformave të nevojshme për fillimin e negociatave...

Qendra për Strategji Europiane dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur – “Eurothink”, prezentuan analizat komparative të raporteve të Komisionit Europian, për përparimin e RMV-së, në tre vitet e fundit, ku kanë konstatuar përparim në prioritet reformuese urgjente. Sektori joqeveritar kërkon nga Këshilli Evropian që në takimin e qershorit nëse nuk cakton datën për fillimin e bisedimeve, vendet anëtare të bëjnë përpjekje dhe të definojnë kornizë të saktë kohore për fillimin e bisedimeve më së voni deri në tetor.  
 
“Shihet përparim i madh në periudhën mes vitit 2016 deri në vitin 2019, dhe atë, në të gjitha kapitujt, si në kriteret politike poashtu në ato ekonomike. Dëshmohet se Republika e Maqedonisë së Veriut nga shtet i robëruar sot ka përarim të theksuar në të gjitha kapitujt, posaçërisht në ato më të rëndësishmet, që ishin shënuar në vendimin e vjetshëm të Këshillit Evropian, siç janë: lufta me korrupcionin dhe krimin e organizuar, shërbimet e sigurisë dhe reforma në administratën publike dhe sundimi i ligjit”, tha Fani Karafilova-Panovska, nga fondacioni Shoqëri e Hapur.
 
“Për herë të parë pas një dekade Republika e Maqedonisë së Veriut ka dosie plotësisht të pastër dhe argument që rekomandimi i Komisionit Evropian të bëhet i vlefshëm. E dimë që është e paqartë nëse do të valorizohet. Si organizata qytetare lobojmë që të bëhet i vlefshëm. E dimë se nëse nuk valorizohet ajo nuk ka të bëjë me dosienë tonë por me dinamikat e brendshme politike në vendet anëtare kryesore të BE-së, si Gjermania dhe Franca”, tha Lupço Petkovksi, nga QSE “Eurothink”.
 
Analiza komparative e raporteve të Komisionit Europian, për përparimin e RMV-së për kornizë ligjore merr prioritet reformuese urgjente, siç janë reformat në administratën publike, reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësi, etj. Dokumentet kryesore janë miratuar mbetet zbatimi i tyre, vlerësojnë OJQ-të, i cili, sipas tyre kërkon kohë, ndërkaq marrja e datës për fillimin e negociata është motiv dhe mekanizëm që zbatimi të jetë më i shpejtë dhe më cilësor.    
 
SHPËTIM NUREDINI