Prishtinë, Kuvendi mblidhet sërish më 12 shtator
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 12 shtator për të vazhduar seancën konstitutive.........

Kjo datë u vendos nga kryesuesja e seancës, deputetja Flora Brovina, në takimin që zhvilloi të enjten me përfaqësuesit e 11 subjekteve politike parlamentare.
Në këtë takim, nuk morën pjesë përfaqësuesit e bllokut paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Qëllimi i këtij takimi bazohet në aktgjykimin e kushtetueses për vazhdimin e seancës konstitutive të legjislaturës së pestë, të filluar më 17 korrik të këtij viti, e të ndërprerë nga deputetja Brovina.
Deputetët e pakicave, që të gjithë ishin pjesëmarrës në konsultime me Brovinën dhe janë treguar sërish të hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike shqiptare, ndërsa u kanë bërë thirrje atyre që të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve.
