Botë

Jurkoviç: Bisedimet me RMV dhe Shqipërinë hap i rëndësishëm

13.06.2019 18:10

Edhe deputetet gjerman të cilët vizituan kuvendin e Maqedonisë së Veriut konfirmuan qëndrimin se në vjeshtë do të sillet vendimi për fillimin e bisedimeve me RMV-në....

Megjithate ata pajtohen se vendi meriton fillimin e bisedimeve, gjë që do të përforconte proceset demokratike dhe reformat por edhe do të përcillte mesazh të fuqishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Përendimor. 
 
 “Jam shumë I kënaqur që jamë këtu, në momentin e vërtetë kur flitet për zgjerimin e BE-së nga lindja, në fakt nuk do ta quaja atë kështu sepse ne gjendemi në oborrin e brendshëm të BE-së kur flasim për Ballkanin Përendimor. Tani janë shumë të rëndësishme hapat për fillimin e bisedimeve të qëndrueshme me Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për neve është kjo shumë e rëndësishme sepse RMV shumë ka investuar dhe shumë ka aritur gjatë vitit të kaluar”, tha Josip Jurkoviç, deputet i Bundestagut.

Milloshovski: Prej 10 vitesh presim fillimin e bisedimeve

Fillimin e bisedimeve me BE-në e kërkon edhe opozita, e cila thekson se këtë vendi e pret prej 10 vitesh.
 
“Data e fillimit të bisedimeve në mes të RMV-së dhe BE-së nuk vonon një ditë, as një muaj,por vonon 10 vite që kur në vitin 2009 morrëm për herë të parë rekomandimin pozitiv nga Komisionin Evropian për fillimin e bisedimeve me BE-në. Për fat të keq cdo herë kishte më shumë vërejtje se sa arsye për të filluar bisedimet me Maqedoninë. Ne vlerësojmë se qytetarët e meritojnë atë si një shansë hoistorike, politike, ekonomike për integrimin evropian”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
 
Deri ne vjeshtë deputetët vlerësojnë se duhet të japin kontributin e tyre drejt qëllimit për fillimin e bisedimeve me BE-në duke realizuiar kontakte direkte dhe takime me deputetet e vendeve anëtare si Franca, Holanda dhe Danimarka të cilat shtete kanë ende rezerva për fillimin e bisedimeve. 
 
LEONORA KALIQI