Maqedoni

Raporti i PSP, Janeva: KP i kënaqur me punën e PSP-së

13.06.2019 18:20

Prokurorja speciale Katica Janeva para Këshillit të prokurorëve ka prezantuar raportin gjatëmujorë për punën e kësja prokurorie.

Pas kësaj seancë ajo deklaroi se Këshilli i prokuroëve është i kënaqur me punën e PSP-së, ndërsa nuk janë interesuar për lëndë konkrete. Të dyja palët kanë qenë të një mëndimi për nevojnë e miratimit sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurorinë publike ku pëfshihet edhe statusi i ardhëshëm i PSP-së.
 
"Biseduam për raportin, për sfidat e PSP-së dhe për Ligjin e ri. Realish ajo që unë mund të them është se ishin të kënaqur,se raporti ishte i plotë me shumë detaje dhe se nuk ështe nevoja të raportojmë detalisht. U morëm vesh për disa punë teknike për raportin e ri. Në përgjithsi ishin të kënaqur, nuk kishte ndonjë mosmarrveshje të veçantë", tha Katica janeva, Prokurore speciale.
 
Në pyetje të gazetarëve për bisedat e përgjuara që po i publikon kërçovari i njohur me nofkën El Ceka ,pjesë të të cilave janë edhe nga bombat e vjetra ,Janeva nuk kishte përgjigje konkrete.
 
"Ato janë të publikuara dhe mund ti shkarkojë nga You Tube. Tani çfarë të them për ato. Ju përshëndes", tha Janeva.
 
Kërçovari I njohur me emrin El Ceka jeton në SHBA ndërsa javëve të fundit në profin e tij në Facebook më pas dhe në portal ka publikuar biseda të përgjuara nga funksionarë të lartë të BDI-së. Lidhur me ekspertizën e bombave që u gjeten tek Lupço Palevski dhe Zahir Bekiri çaush Janeva informoi se lënda po punohet dhe se bëhet fjalë për lëndë të vëllimshme ku akoma nuk ka mbaruar ekspertiza.
 
FLORA LATIFI