Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë 2020, VMRO: Të regjistrohet vetëm popullata rezidente
13.06.2019 18:24
VMRO-DPMNE kundërshton metodologjinë me të cilën parashihet të bëhet regjistrimi i popullsisë në vend në prill të vitit të ardhëshëm....

Sipas VMRO-së do të regjistrohen të gjith ata që kanë numër amzë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse nuk do të thotë se ata janë shtetas të këtij shteti apo se ata ende janë gjallë.
"Kriteret e Eurostatit dhe Kombeve të Bashkuara qartë theksojnë se në regjistrim përfshihet popullata rezidente. Këto janë kritere univerzale ndërkombëtare, këto janë kritret që aplikohen në vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s", tha Vllatko Gjorçev, nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Do të respektohen standardet evropjane
Regjistrimi do të realizohet me standarde evropjane thonë nga LSDM, duke shtuar se opozita qëndrimet e saja për ligjin e regjistrimit do të mund ti prezentoj në kuvend.
"Në kuvend gjithmon është mundësuar hapsirë për debat, koordinimi, dhe harmonizim të rregullativave të caktuara ligjore. Normalisht kjo vlenë edhe për opozitën, në kuadër të koordinimeve me grupoet parlamentare. Për pjesën matriale të vet regjistrimit si koncept drejtohuni te institucionet kopetente", tha Kostadin Kostadinov, mga LSDM.
Enti i statistikës: Regjistrim edhe i shtetasve që jetojnë jasht vendit
Nga enti i statistikës bëjnë të ditur se në regjistrim do të përfshihen qytetarët rezident, qytetarët që jetojnë jasht vendit dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
"Kemi kategori të ndryshme të popullsisë. Një nga ato kategori është edhe popullata rezidente. Kjo kategori i përfshin shtetasit e vendit të cilët janë të prnioshëm në vend. I përfshinë edhe shtetasit që ndodhen jasht vendit por jo më gjat se një vit si dhe shtetasit e huaj që janë të pranishëm në vend më shum se një vit. Ne me regjistrimin do të grumbullojmë informacione edhe shtetas të vendit të cilët ndodhen jasht vendit më shum se një vit. Kjo kategori nuk do të përfshihet te numri i popullsisë por janë të rëndësishme për të parë rrjedhat e migrimit, në cilën periudh me çfar intensiteti nga cila pjesë e vendit dhe në çfar drejtimi kanë shkuar. Poashtu do të mbledhim të dhëna për shtetasit e huaj që kanë lejeqëndrim në vend për më pak se një vit. Edhe këta nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullsisë", tha Apostoll Simovski, Drejtor i entit të statistikës.
Regjistrimit të viti 2020 do ti paraprijë një regjistrim provues në 13 komuna të vendit që nis të premten.
"Regjistrimi testues apo pilot regjistrimi do të zhvillohet nga dita e premte deri në fund të muajit, gjithsejt do të marrin pjesë 32 regjistrues dhe 16 instruktor shtetëror.Regjistrimi bëhet me qëllim të testimit të metodologjisë që do të aplokohet në vitin 2020", tha Zirap Ademi, Zv/Drejtor i entit të statistikës.
Regjistrimi real i popullsisë në Maqedoninë e veriut parashihet të mbahet prej nji deri më 21 prill të vitit 2020, ndërsa regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2002.
GYLTENE SINANI
