Botë

Ugandë, vdes nga Ebola pacienti i dytë

13.06.2019 19:27

Ka vdekur personi i dytë i prekur nga virusi vdekjeprurës me Ebola në Uganda....

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti ka njoftuar se kjo është vdekja e dytë pas shpërthimit të këtij virusi.
 
“Një grua e moshuar ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme”, ka thënë Emanuel Ainebyona – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Personi i parë që ka përfunduar  me fatalitet ka qenë një pesë vjeçar, i cili në Uganda kishte hyrë nga Republika Demokratike e Kongos.