MAQEDONIA

Maqedonia dhe Shqipëria bashkëpunim kundër terrorizmit

05.09.2014 14:48

Maqedonia dhe Shqipëria do ta luftojnë në mënyrë të përbashkët terrorizmin.....

Iniciativa është ndërmarrë gjatë takimit të sotëm që ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, pati në Tiranë me homologen e tij nga Maqedonia, Gordana Jankulovska.

Gjatë konferencës për shtyp, dy ministrat folën për një bashkëpunim mjaft të mirë mes dy vendeve, ndërsa premtuan intensifikimin e tij me luftën kundër terrorizmit etnik dhe fetar.

Gjatë takimit Tahiri-Jankullovska, u firmos edhe një protokoll bashkëpunimi me Maqedoninë, i cili përfshin bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turistik. (Luljeta Ndoka, TVM2)