Maqedoni
Parashikimi i motit
14.06.2019 09:05
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme.....

Moti për ditën e sotme do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të ketë vranësira të vogla lokale si dhe erë të lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 21, ndërsa ajo ditore prej 28 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
Edhe në Shkup do të jetë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës deri në 36 gradë Celsius.
Enti hidrometeolorgjik parashikon që deri të shtunën temperaturat të jenë shumë të larta, ku në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Nga e diela në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe bubullimave, ndërsa temperaturat maksimale do të ulen gradualisht.
