Botë

Masakra në Zelandën e Re, autori i deklarohet i pafajshëm për 51 vrasjet

14.06.2019 09:32

Terroristi i vrasjeve të 51 personave në Christchurch, në Zelandën e Re në mars, nuk i pranuar të gjitha akuzat...

Brenton Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 njerëzve, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm në vrasjen masive në kohë paqeje të Zelandës së Re. Ai nuk u paraqit në sallën e gjuqit personalisht por u dëjua përmes një videolinku nga burgu Aukland përmes një ekrani të madh. Fjalët e tij i dëgjuan edhe të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Gjykimi është vendosur të fillojë më 4 maj të 2020 dhe të zgjasë 6 javë sipas parashikimeve dhe të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, thoë se kjo ëhstë njësoj si të vrasësh dy herë të afërmit e tyre..
 
"E pamë fytyrën e tij të tmerrshme, por nuk mund të flas në këtë moment, jam i tronditur", tha Abdul Aziz, i mbijetuar nga sulmi.
 
"Procesi po zgjatet shumë, ende nuk e dimë kur do të përfundojë. Mbase vitin e arshëm e kjo është shumë gjatë. E pamë në ekran, është shumë vështirë për ne e kuptoni, është shumë etrishtueshme", tha Helal Uddin, banor i zonës.
 
"Gjykatësi tha se procesi do të zgjasë, shumë gjatë madje ndoshta deri në maj të viti të ardhshëm. Ne nuk e duam këtë. Duam të dënohet sa më shpejt të jetë e mundur. Gëzoni 51 njerëz që kurrë nuk do të jenë më mes nesh. Vendosni tani", tha Didar Hossain, familjar i njërit nga viktimat.
 
Me 15 mars 29 vjeçari nga Australia i armatosur, u fut në dy xhami duke vrarë 51 besimtarë musliman. Të gjitha vrasjet u panë drejtpërdejt përmes rrjeteve sociale nga kamera që vrasësi kishte lidhur në trupin e tij.  
 
BELINDA ADEMI