Botë
Tensionet SHBA-Iran, akuza pas sulmit ndaj anijeve në gjirin e Omanit
14.06.2019 10:31
Irani i hodhi poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se është ai përgjegjës për sulmet ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit....

Ushtria amerikane nxori një video që tregon, sipas saj, sesi pjesëtarë të rojeve revolucionare iraniane largojnë një minë të pashpërthyer pranë njërës prej cisternave të dëmtuara dhe një foto të cisternës japoneze ku shihet mina e pashpërthyer përpara se të largohej prej andej. Nga ngjarja, pësoi dëmtime edhe një cisterne norvegjeze.
Sekretari I shtetit amerikan, Mike Pompeo, thotë se sulmet ndaj anijeve janë pjesë e një “fushate” të “rritjes së tensionit” nga ana e Iranit dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.Por misioni i Iranit në OKB i hodhi poshtë me forcë të tilla pretendime.
Shpërthimet erdhën një muaj pasi katër cisterna u dëmtuan nga një sulm në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Edhe në atë rast, Uashingtoni akuzoi Republikën Islamike për episodin, por nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij, te cilat Teherani sërish i hodhi poshtë. Pas incidentit te se enjtes, çmimi i arit të zi ne tregjet global u rrit me 4%.
