Maqedoni
Mosmarrja e datës këtë verë, opozita shqiptare kërkon zgjedhje të parakohëshme
14.06.2019 11:01
Opozita e konsideron si të pritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së...

Opozita e konsideron si të pritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së dhe konkretisht Gjermanisë, për shtyerjen e vendimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut.
Për Aleancën për Shqiptarët ishte shqetësues edhe qëndrimi i Presidentit të Këshillit Evropian për mos-pasjen e konsensusit mes vendeve anëtare për rastin e Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se as tani në komunikatën nga kabineti i Merkelit nuk premtohet asgjë. Partia e Ziadin Selës, kërkon zgjedhje të parakohshme.
Edhe Lëvizja Besa shpreson që vendet anëtare të arrijnë konsenzus në favor të Maqedonisë së Veriut ndërkohë që kërkojnë shpalljen të zgjedhjeve të parakohshme.
“Maqedonia e Veriut duhet të marrë datën për negociatat me BE-në, jo për shkak të dështimit të qeverisë për të zbatuar reformat, por shkak i bindjes dhe përcaktimit evropian të të gjithë qytetarëve. Ne inkurajojmë kryeministrin të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave me siguri do të vijë një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Kasami.
