Botë
Athinë, zjarri shkrumbon autobusin turistik shqiptar
14.06.2019 11:30
Një autobus i një agjencie turistike shqiptare është djegur në Athinë....
Ngjarja ka ndodhur në sheshin Karaiskaki në lagjen “Metaksurgjio”. Për shuarjen e flakëve, u angazhuan tre makina zjarrfikëse. Brenda një ore zjarri u shua, por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga mjeti.
Mësohet se autobusi bënte udhëtime drejt Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë. Sipas mediave greke, pronari i autobusit ishte i habitur nga ngjarja pasi siç ka treguar ai nuk kishte marrë kurrë ndonjë kërcënim.
