Maqedoni
Zaev: Gruevski u arratis i fshehur në bagazh
14.06.2019 12:49
Arratisja e ish kryeministrit NIkolla Gruevski, ende paraqet enigmë për opinionin....
Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për Frankfurt Algemajne Cajtung, tha se është në dijeni për trajektoren e lëvizjes së ish kryeministrit NIkolla Gruevskit gjatë orëve kyçe të arratisjes së tij nga Maqedonia.
“Me ashensor ka zbritur në bodrum dhe pastaj është fshehur në bagazhin e makinës me të cilën është larguar nga vendi. Një makinë diplomatike hungareze e ka pritur në Shqipëri”, tha kryeministri Zaev për FAC.
Teza për fshehjen në bagazhin e makinës tashmë është përfolur në opinion, Madje u fol edhe për biseda telefonike me shtetas të huaj që I paraprinë arratisjes, por asgjë nuk është konfirmuar nga Prokuroria e cila nuk ka dilema se Gruevski kaloi kufirin shqiptar me Malin e Zi, e më pas drejt Hungarisë e as se kush e shoqëronte. Por ende nuk ka dëshmi se si arriti të dalë nga vendi. Hamendjet janë dicka e faktet dicka tjetër. Ne punojmë vetëm bazuar në fakte, thonë nga Prokuroria. ]
As vetë Gruevski deri tani nuk ka dhënë detaje se si arriti të dalë pa u vërejtur deri në kufi. Këtë dilemë ua ka lënë që ta zgjidhin autoriteteve në vend. Shtatorin e kaluar, para se të zbrasë në tërësi xhirollogaritë e tij bankare, ai informoi përmes një letre të gjatë 20 faqe, më shumë ambasada të vendeve të BE-së, se tre vjet me radhë është kthyer në cak përndjekjeje të PSP-së e më pas edhe të gjykatës.
SEDAT SELIMI
