OKB
OKB publikon numra shqetësues për abuzim me vajza të reja në nivel botëror
05.09.2014 14:50
Rreth 120 milion vajza në gjithë botën, janë përdhunuar ose sulmuar seksualisht deri në moshën 20 vjeçare, ka bërë të ditur përmes një raporti Organizata e Kombeve të Bashkuara....

Agjencia për Fëmijë UNICEF, ka thënë se 95,000 fëmijë dhe adoleshentë, shumica e tyre në Amerikën Latine dhe Karaibe, janë vrarë vetëm në vitin 2012.
UNICEF-i thekson se fëmijët në gjithë botën janë të ekspozuar në mënyrë rutinore ndaj dhunës.
Dokumenti bazohet në të dhënat nga 190 vende. Ai po ashtu vë në pah se dhuna ndaj fëmijëve në disa vende pranohet nga shoqëria ose falet në mënyrë të heshtur dhe se shumë shpesh viktimat frikësohen për të raportuar abuzimin.
