Maqedoni

Investimet, Besa: Qeveria anashkalon vendbanimet shqiptare

14.06.2019 13:18

Nga lëvizja Besa kanë reaguar sot ndaj shifrave që ekzekutivi jep për të ilustruar investimet në vend....

Sipas tyre, nga 624.5 milion eurot e reklamuara, asnjë cent nuk është investuar në pjesën perëndimore të vendit, të banuar kryesisht  me shqiptarë. Nga Besa pyesin publikisht kryeministrin, se përse reklamon jetë për të gjithë, teksa vendbanimet shqiptare vazhdojnë të anashkalohen kur bëhet fjalë për investime.
 
 
"Me zero investime të huaja, Zero vende të reja pune dhe me ekzod të paparë si asnjeherë më pare. A nuk bie ndesh kjo në menyrë të hapur me konceptin të cilin ju e promovoni me aq shumë zhurmë: Jetë për të gjithë?!! Për këtë arsye zotri Kryeministër, ju apelojmë që më pak të merreni me video spote sepse ato na kthejnë në kohë kur reklama kishte plotë dhe aspak punë. Ju inkurajojmë që frymën e zhvillimit ekonomik të barabartë dhe proporcional mos e lini në harresë pjesën perendimore të shtetit krejtësisht të banuar me shqiptarë. Vetëm me një shtet të barabartë dhe zhvillim ekonomik të barabartë rajonal, mund të flasim për një jetë për të gjithë", tha Sani Saidi nga lëvizja Besa.