Maqedoni

Temperatura të larta deri në fundjavë, shtohen thirrjet në urgjencë, hapen pishinat

14.06.2019 14:04

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë në nivele përvëluese edhe gjatë fundjavës....

Nga Enti hidrometeolorgjik theksuan se deri të shtunën temperaturat në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Nga e diela pasdite, pritet që të ketë reshje lokale të shiut , e  temperaturat maksimale pritet të shënojnë rënie.
 
"Gjatë së shtunës do të vazhdoj të jetë nxehtë dhe ne do të mësohemi me temperaturat e larta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor. Gjatë 2 ditëve ne vijim ideksi UV,  do të jetë i lartë, me vlerën 9 ndërsa gjatë javes së ardhshme do të këtë ulje të indeksit UV", tha Boris Sekirska, sinoptikan.
 
Për shkak rritjes të temperaturave janë shtuar thirrjet në ndihmën e shpejtë. 
 
"Brenda dites kemi pasur rreth 30 thirje ne ndihmën e shpejtë. Qytetarët më së shumti ankohen nga shtypja e ulët për shkak temperaturave të larta dhe për atë ju japim këshilla që të pijnë së më shumë lëngje ujë dhe të jenë të kujdeshëm në ushqim", tha Marina Sotirovska, mjeke.
 
Nëse nuk keni mundësi të shkoni në det apo liqen, një mundësi për tu freskuar dy ditët në vijim, janë Pishinat. Akua Parku në Shkup është hapur tashmë. Po ashtu fuksionojnë edhe pishinat e tjera.
 
"Uji ësht  testuar nga qendra e Shendetit publik, kjo ka qenë prioriteët gjatë gjithë këtyre viteve që vizituesit mos të kenë frikë nga uji në pishinën tonë. Kemi vendosur edhe rërë për më të vegjlit që ata të kenë ku të luajnë të ndjehen sikur të jenë në  plazh. Gjithashtu kemi zbritje të çmimeve të biletave hyrëse", tha Aleksandër Petrovski nga Akua Park.
 
Nëse nuk jeni pranë ujit, mjekët  këshillojnë qytetarët që të mbrohen nga rrezet e diellit, duke iu shmangur ekspozimit në diell nga ora 11 deri në ora 17. 
 
REJHANE BUSHI METAJ