Maqedoni
Kërkesa e VMRO-së për amnisti, Deskovska: Interesi i shtetit, mbi individët në VMRO
14.06.2019 14:22
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se nuk do të lëshohet pe ndaj kërkesës për amnisti të VMRO-DPMNE-së...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se nuk do të lëshohet pe ndaj kërkesës për amnisti të VMRO-DPMNE-së, në negociatat për ligjin për prokurorinë themelore që pritet të zgjidhjë edhe fatin e Speciales. Sipas saj, duhet të shikohet interesi shtetëror, e jo interesi i individëve të caktuar partiakë.
“Gjatë periudhës së kaluar, kemi treguar se sa i rëndësishëm është ky ligj dhe e kemi ftuar VMRO-DPMNE-në, që ardhmërinë europiane të shtetit, ta vendos para interesave personale të individëve të partisë së tyre. Shpresojmë se kjo porosi nga Haga do ta kuptojnë seriozisht dhe do të sillet me përgjegjësi ndaj shtetit”, tha Deskoska në një deklaratë për mediat maqedonase.
Paraprakisht përmes një deklarate, ambasada e Holandës tha se do të kushtëzojë marrjen e datës nga BE, me ligjin për prokurorinë publike ku parashihet edhe definimi i statusit të Prokurorisë Speciale Publike.
