Maqedoni

Rritet numri i aksidenteve në Tetovë, qytetarët: Më shumë kontrolle nga policia

14.06.2019 15:02

Është shtuar ndjeshëm kohëve të fundit numri i aksidenteve, në Tetovë....

Shpejtësi e madhe mos respektimi I shenjave të komunikacionit janë disa nga arsyet e aksidenteve që shpesh janë edhe fatale .Banorët e Tetovës kërkojnë që polica të jetë më shumë prezente në terren  dhe dënimet të jenë më të larta për ata që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.
 
"Ngarkesa e makinave shumë, mos kujdesi i vozitësve. Sigurisht se nuk ju përmbahen rregullave të komunikacionit faji është te vozitësit më shumë. Polica duhet të jetë më shumë në teren dhe dënimet duhet të jenë më të rrepta"....
 
"Së pari vozitësit duhet të kenë kujdes, dhe polica duhet të intervenoj  në këto gjëra"....
 
"Më të kujdesshëm duhet të jenë vozitësit, pasi vozitet shumë, nëpër fshatëra shumë. Veçanërisht Pallatic, Zhelinë, kujdes nuk kanë shkojnë mbi 200 në fshatë me veturë", thanë banorët.
 
SPB Tetovë: Kemi shpeshtuar  kontrollet në rrugë
 
Nga SPB-Tetovë, theksojnë se janë shtuar kontrollet dhe bëjnë apel deri te vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
 
"SPB-Tetovë me fillm të qershorit ka shpeshtuar kontrollin dhe aktivitete në komunikacion, me matjen e shpejtësisë me anë të radarëve që posedon SPB-Tetovë, dhe janë marrë masa lidhur me ato që nuk respektojnë rregullat e trafikut", tha Fatmir Rexhepi, zëdhëns i SPB-Tetovë.
 
Vetëm ditët e fundit në Komunë e Tetovës, ka pasur disa aksidente  edhe në rrugët dytësore, pasi shpesh herë këto rrugë bëhen edhe pista garimi për disa vozitës të pa ndërgjegjshëm.
 
VISAR SADIKI