Maqedoni
Tregu i Bit Pazarit, tregëtarët: Punimet dhe i nxehti, ne në humbje
14.06.2019 15:45
Përderisa temperaturat e larta shënojnë kulmin e tyre në këtë fillim vere...

Përderisa temperaturat e larta shënojnë kulmin e tyre në këtë fillim vere, tregu i Bit Pazarit vazhdon aktivitetin e perditshme, i ngulfatur për shkak të punimeve për tregun e ri që asesi të përfundojnë. Tregëtarët e anketuar nga TVM2, ankohen se mungesa e kushteve elementare në temperatura të nxehta po iu shkakton humbje.
“Malli nuk është që ka çmim të lartë por e japim më lirë për t’u larguar më herët, pasi temepartuar shumë e nxehtë. Kemi humbje, dje kam hedhur një thes majdonoz”....
“Bit Pazari ujë nuk ka, populli mundohet, nuk ka kush të blej e ne gjithë ditën po qëndrojm kështu, e shtyjmë kështu. Se kur do të bëhet tregu i ri nuk e dijmë, shpresojmë të bëhet më mirë”, thanë tregtarët.
Qytetarët: Me pa durim presim tregun e ri
Mungesa e një tregu të mirëfilltë, shqetëson edhe qytetarët të cilët në këto temperatura të larta nuk mund të blejnë produkte cilësore.
“Shumë zor është shumë nxehet është problem është. Të ishte tregu tek kjo pjesa e re do të ishte më freskët këtu nuk ka hapësirë, nuk mundesh edhe frymë lirshëm të marish”...
“Është nxehtë. Nuk qëndrojnë në këto temepratrua produktet aq shumë, nga i nxehti lehtë prishen dhe prandaj shiten më lirë. Duhet me pas patjetër kushte edhe atë edhe kondicioner shkaku produktet shpejt prishen” ...
“Është shumë e vështirë të bëhet tregëti këtu. Këtu nuk ka kushte, janë ngushtuar shumë, nuk është sikur që ishte më herët ku kishte më shumë hapsirë e më shumë mallra. Presim që tregu i ri të jetë më i rregulluar me më shumë kushte”, thanë qytetarët.
TVM2 kontaktoi me shoqatën aksionare “Skopski Pazar” të cilët janë ndërtuesit e tregut të ri, për të pyetur në lidhje me procesin e punimeve por këto të fundit për shkak të festës na thanë se do në përgjigjen të hënën.
Projekti i ndërtimit të Bit Pazarit parashikon mbulim të plotë të tregut, vendosjen e 1000 tendave të reja, restaurim të plotë të infrastrukturës ujësjellësit dhe kanalizimit, sigurim të një sipërfaqeje parkimi me një kapacitet prej 230 automjeteve dhe ndërtimin e ambienteve të reja të biznesit me një sipërfaqe prej 600 metrash katror.
ZEKIRJA MEXHITI
