Maqedoni

Aksidenti tragjik në Llaskarcë, prokuroria ende mbledh provat, aktakuzë nuk ka; Antikorrupsioni me iniciativë, do të hetohet se si vepruan institucionet deri tani

14.06.2019 16:00

Në Gjykatën Themelore Shkupi-1 deri tani nuk është dorëzuar aktakuza për aksidentin tragjik në Llaskarcë...

Nga kjo gjykatë infomrojnë se masat e fundit të kësaj gjykate në lidhje me këtë rast ka qenë për shqiptimin e masës së paraburgimit shtëpiak ndaj dy të dyshuarëve , shoferit dhe pronarit të kompanisë Durmo Turs.
 
Përfaqësuesit e Prokurorisë Publike,  për TVM2 konfirmojnë se po punohet në grumbullimin e provave të nevojshme dhe për përpilimin e aktakuzës fillestare.
 
Nuk zbulojnë shumë detaje pasi që lënda është ende në procedur parahetimore, por konifrmojnë se intenzivisht merren në pyetje dëshmitarë të shumtë dhe përgaditen analizat mjeko-ligjore të personave të përfshirë në këtë aksident.
 
Për shkak të volumit të madh të viktimave dhe të lënduarve në këtë aksident tragjik, deri në këto momente ata nuk mund ta precizojnë as kornizen kohore në të cilën do të mund të mbërijnë të parashtrojnë aktakuzën në gjykatë.
 
Në ndërkohë, TVM2 mëson se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është në fazën e fundit të përpilimit të lëndës me të cilën anëtarët e këtij komisioni do të hetojnë shkaqet, rethanet dhe veprimet e institucioneve tjera shtetërore të cilët punojnë në zbardhjen e aksidentit tragjik. 
 
Të kontaktuar nga TVM2 disa prej anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion jo zyrtarisht në bisedë telefonike pranojnë se egziston një iniciativë e tillë për këtë rast, por pa zbuluar detaje më të hollësishme. 
 
Anëtari i vetëm i cili në bisedë telefonike pranon se shumë shpejtë do të diskutohet për nevojën imediate të hapjes së kësaj lënde dhe procesuimit të matejshëm të kërkesave deri tek disa institucione shetërore që veprojnë mbi këtë çështje është Shemshi Selai.
 
Ai thotë se pasi që do të sqarohen disa rrethana brenda komisionit,  gjatë javës së ardhshme do të mund të prononcohet para objektivit të kamerës sonë për iniciativën që janë duke e përpiluar.
 
Në aksidentin tragjik në Llaskarcë më 13 shkurt humbën jetën 16 persona, rreth 35 të  tjerë u lënduan.
 
REXHEP QAMILI