Maqedoni
Nis regjistrimi testues i popullsisë, regjistruesit testojë zbatimin në terren
14.06.2019 16:30
Enti Shtetëror i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur me aktivitetet në terren...

Enti Shtetëror i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur me aktivitetet në terren për realizimin e regjistrimit testues të popullsisë, amvisërive dhe banesave në 32 rrethe regjistruese në teritorin e 13 komunave që do të zgjasë deri në fund të këtij muaji. Regjistruesit kanë dalë në terren ndërsa thonë se po testojnë zgjidhjet metodologjike organizative dhe të Teknologjisë Informative për zbatimin e regjistrimit.
"Prej sot startojmë me regjistrimin testues i cili njëherit është edhe një test i përgjithshëm para se të fillojë akcioni më i madh statsistikorë i parajalmëruar për vitin e ardhshëm.Ajo që e dallon këtë regjistrim testues nga regjistrimet e zbatuara më parë është se do të zhvillohet i kombinuar. Do të zbatohet me lap-top me aplikacion elektronik por gjithashtu do të shfrytëzohen edhe të dhëna administrative", tha Dijana Grkova, instruktore.
"Sot kemi për detyrë që të vizitojmë rrethet e regjistrimit që të shohim kufijt e rrethve regjistruese, të shohim se cilat objekte i përkasin që të mos ketë lëshime në ato rrethe regjistrues", tha Monika Davidovska, regjistruese.
"Qëllimi i këtij regjistrimi është që të vërrtetohet se si funkcionon konekcioni me internet dhe aplikacioni që është parashikuar për regjistrimin e popullsisë", tha Jana Grkova, regjistruese.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski sqaroi metodologjinë se cilat kategori do të përfshihen në regjistrim.
"Kemi kategori të ndryshme të popullsisë. Një nga ato kategori është popullsia rezidente. Këtu përfshihen të gjithë shtetasit e që janë të pranishëm në vend, përfshihen shtetasit që ndodhen jasht vendit por jo më shumë se 1 vit dhe përfshin shtetasit e huaj që janë në shtet më shumë se një vit. Ndërkohë me regjistrimin do të përpiqemi të përfshijmë edhe shtetasit që ndodhen jashtë vendit më shumë se 1 vit. Kjo kategori nuk do të përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullsisë", tha Apostol Simovski, drejtor i ESHS-së.
Në këtë operacion statistikorë do të përfshihet evidenca edhe për përkatësinë etnike dhe religjioze të popullsisë. Regjistrimi do të zhvillohet në 7 gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllehe, boshnjake, serbe në gjuhën rome si dhe në versionin anglisht sqaroi Simovski.
NAIM RAMADANI
