SHQIPËRI

Shqipëri, Qeveria mbyll 12 gjimnaze private

05.09.2014 14:57

Ministria e Arsimit në Shqipëri, ka urdhëruar mbylljen e sistemit part-time në 12 gjimnaze private që funksionojnë në disa qytete të vendit.....

Nxënësit e këtyre shkollave të mbyllura, do të transferohen në shkolla të tjera publike.

Ministria e Arsimit e Shqipërisë, ka njoftuar se këto shkolla kanë shpërndarë diploma për nxënësit kur këta të fundit nuk kanë ardhur fare në shkollë dhe se këto shkolla kanë lindur një fenomen të ri negativ në arsimin shqiptar, atë të kalimit në Universitet me shkollë 9 vjeçare pa bërë fare gjimnazin.

Institucionet e arsimit parauniversitar privat, të përmendura nga ky urdhër, do të kryejnë disa detyrime: të mbyllin detyrimet për veprimtarinë mësimore për vitin 2013- 2014; të pajisin nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, gjë që do të shërbejë për transferimin nxënësve në shkollat publike; të vënë në dispozicion çdo informacion të kërkuar; të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit dhe çdo detyrim tjetër ndaj nxënësit; të dorëzojnë në Drejtorinë Arsimore dosjet përkatëse dhe të arkivohen dokumentacionet e dorëzuara.