Botë
Rezuluta për shkarkim, Meta: Dekreti në fuqi, mua më votoi parlament legjitim
14.06.2019 18:32
Presidenti Meta ka bërë thirrje që të zbatohet dekreti i tij per shfuqizimin e dates se zgjedhjeve...

I pyetur per rezoluten e parlamentit per shkarkimin e tij, Meta tha se ai eshte votuar nga nje parlament legjitim, ndryshe nga ky i sotmi.
“Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurtë që do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët opozitare për të vendosur lidhur me vijimësinë e aksionit opozitar. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
“Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, theksoi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Ndërkohë, Presidenti i republikes i ka kërkuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve informacion zyrtar lidhur me numrin e deputeteve dhe listen e tyre emerore.
Zëra brenda opozitës kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit, qe ka me pak se 140 deputetë.
LULJETA NDOKA
