RUSI-UKRAINË

Strategji e re për të risjellë parim thelbësor të sigurisë

05.09.2014 15:00

Sipas krerëve perëndimorë, të cilët po diskutojnë për krizën e përgjithshme në botë, si në aspektin e sigurisë dhe ndërprerjes së luftës në Afganistan dhe Irak, kanë thënë se luftimet 4 mujore mes dy vendeve ( Rusi-Ukrainë), mendohen të finalizohen me një armëpushim, i cili duhet të arrihet sot.......

Liderët ishin të gjithë të të njëjtit qëndrim, duke i dhënë të drejtë Qeverisë së Kievit, si dhe duke dënuar nga ana tjetër Moskën për agresion.

Por, nëse planet nuk shkojnë siç parashikohen për një marrëveshje paqeje, atëherë aleatët janë shprehur se do ta godasin Moskën me sanksione përshkallëzuese. Megjithatë, diplomacia karakterizoi fjalimet e tryezës euroatlantike edhe në ftesën që NATO i bëri Ukrainës në anëtarësim, pasi më herët ministri rus i Mbrojtjes u shpreh se nëse Kievi bashkohet me aleancën ushtarake, kjo është shenjë force.