Rama dhe Pendarovski me qasje të çuditshme, Pendarovski: Ne jemi veçuar edhe më parë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për veçimin e dy vendeve në procesin e hapjes së negociatave për anëtarsim me BE-në.
Rama e quan jo të drejtë dhe as praktike qasjen e Pendarovskit, të cilit i kujton kontributin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike të Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë, shqiptarëve në zhvillimet demokratike, rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!” shkruan Rama në Tëitter.
Reagimi i Ramës vjen pas deklaratësë se Presidentit, Stevo Pndarovski për “EURACTIV” në Bruksel një ditë më parë se ai mbështet procesin e veçimit nga Shqipëria në proceset integruese.
“Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi “veçuar” edhe më parë” - ka deklaruar Pendarovski.
Deri më tani zyrtarët evropjan, përfshi kancelaren gjermane Angela Merkel, në prononcimet e tyre rreth fillimit të bisedimeve kanë theksuar se deri në fund të vitit pritet të merret vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa e veçuar ndonjërin nga vendet. (Sedat Selimi, TVM2)
