RUSI-UKRAINË
Poroshenko: Nëse arrihet marrëveshje, do ta respektojmë armëpushimin
05.09.2014 15:03
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se nëse nënshkruhet sot një marrëveshje e paqes me separatistët pro-rusë, ai do t’u japë urdhër forcave të tij qeveritare të respektojnë armëpushimin.......

Poroshenko i bëri komentet në Uells pas takimit me udhëheqës perëndimorë, përfshirë presidentin, Barak Obama, kryeministrin, David Cameron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Zyrtarë nga Rusia dhe Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, kanë në plan të jenë të pranishëm në bisedimet e paqes, që janë planifikuar të zhvillohen në Bjellorusi.
Separatistët pro-rusë, thanë se edhe ata do të japin urdhër për armëpushim nëse “përfaqësuesit e Ukrainës nënshkruajnë një plan për zgjidhjen politike të konfliktit”.
