Murati, tekstet shkollore përplot gabime

15.06.2019 17:33

Tekstet shkollore nga të cilat mësojnë nxënësit shqiptar...

Tekstet shkollore nga të cilat mësojnë nxënësit shqiptar janë përlot me gabime drejtëshkrimore dhe përmbajtje të pa përshtatshme, u theksua në konferencën shkencore nga organizata NISMA-68-të. Profesori universitar Xheladin Murati, theksoi se ende nuk janë eliminuar gabimet në tekstet shkollore, si në gjeografike, historike, gjuhësi sipas Muratit i gjithë ky faj shkon për institucionet e arsimit që deri më sot nuk kanë arritur të korrigjojnë gabimet në tekstet shkollore.

“Shumë është aktuale çështja e gabimeve shkollore, prej shkollave fillore dhe të mesme, pavarësisht se edhe pse tjera herë janë theksuar gabimet  por nuk janë marrë masa për eliminimin e tyre, por vazhdojnë të njëjtin avaz që të ripërtërihen dhe të botohen edhe në botimet e tjera në tekste, me të njëjtat gabime dhe të njëjtat mangësi, qoftë të përkthyera gabimisht. Në tekstet shkollore ka gabime gjeografike, historike, gjuhësore ka gabime që e dezorientojnë nxënësin në funksionin e tij themelor, të mësuarit drejt dhe objektivë” – tha profesori universitar, Xheladin Murati.

DACI, GABIMET PENGESË PËR SUKSESIN E FËMIJËVE

“Brenda 30 vitesh, mashtrimet që janë bërë nëpër programet shkollore, dhe në tekstet shkollore dhe dëmet që janë si pasoj e të gjitha këtyre gjërave, prej sot kemi venë në shënjestër që ato të zgjidhen.  Fëmijët tanë nuk janë fajtor nëse ato nuk kanë arritur suksese,nuk janë konkurrent, nuk janë konkurrent pasi me programet dhe tekstet shkollore ata janë aq të mësuar” – u shpreh Xhemil Daci nga “Nisma 68”.

Programet mësimore dhe tekstet shkollore për mësim në gjuhën shqipe në RMV, ishte tema e konferenc së parë që u organizua nga Organizajta jo qeveritar “NISMA-68” që u mbajt në ambientet e UEJL-së. (Visar Sadiki, TVM2)