Rreziku nga helmimet gjatë stinës së verës, AUV: Kujdes gjatë konsumimit të ushqimit
Për të parandaluar këtë, çdo qytetar duhet të bëjë kujdes se çfarë ushqimi konsumon....

“Temperaturat e larta japin alarmin se duhet te patur kujdes posaçërisht në menynë e ushqimit . kujdes se cfarë konsumojmë brenda ditës në pikën e të nxehtit”.
Qysh para fillimit te sezonit të verës dhe rritjes së temepraturave tropikale, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari tradicionalisht rekomandon për kujdes nga mënyra e konsumimit të ushqimit për shkak të paraqitjes së rrezikut për helmime të traktit digjestiv.
Për të parandaluar këtë, çdo qytetar duhet të bëjë kujdes se çfarë ushqimi konsumon, të ketë të siguruar transportin gjatë blerjes si dhe kushtet për të ruajtur ushqimin.
“Gjatë blerjes së produktit ushqimor duhet patur kujdes për pamjen e produktit, afatin e skadimit dhe mënyrën e ruajtjes së produktit ushqimor. Ushqimi duhet të blihet në locale të kontrolluara , ku paraprakisht janë të rregulluara kushtet për ruajtjen e prodkteve ushqimore, sidomos mishi dhe prodhimet prej tij.” – thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
LUMANI:KUJDES ME MENYNË E USHQIMIT
Mjeku Sedat Lumani rekomandon që me rritjen e temperaturave grup moshat e caktuara fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurit kronik duhet të jënë më të kujdeshëm.
Në kushte kur tempeaturat janë ekstreme, qytetarët duhet të mënjanojnë blerjen dhe konsumimin e ushqimit që mund të jenë me ambalazh të dëmtuar, apo të fryrë, produktet e ngrira siç është mishi dhe prodhimet e mishit, po ashtu edhe vezët, qumshtin dhe peshku preferohet që pas blerjes menjëherë të sistemohen në hapësira me kushte të volitshme për mirëmbajtjen e tyre.
Pemët dhe zarzavatet para se të konsumohen duhen larë më shumë here me ujë. Kompetentët rekomandojnë gjithashtu që për parandalimin e dijaresë dhe sëmundjeve të tjera të barkut duhet që të kihet kujdes më i madh në higjienën e trupit, me theks të duarve të cilat duhet larë më shumë here në ditë.
Doktor Sedat Lumani potencon se pacientët çdoherë duhet të ta kontaktojnë mjekun amë si dhe ti respektojne këshillat.
“Ushqimin ta adaptojnë sipas temeperaturave , te konsumojnë lëngje pemë frute perime të ju largohen ushqimeve të rënda. Gjatë kësaj stine respektivisht kur kemi temperature te larta duhet të kemi kujdes gjatë konsumimit, ose të blerjeve ushqimore, ku ndonjëherë ruhen në kushte normale ose adekuate. Ndonjëherë nuk ruhen në kushte termo stabile Janë tipike infeksionet të sisitemit gastroestinbal të cilat shpeherë janë të viruseve por edhe infeksione bakteriale prej ushqimit kontaminior . Shumë është me rëndësi që ushqimet të përpunohen termikisht dhe të ruhen në temperature adekuate” - u shpreh mjeku Sedal Lumani.
Qytetarët në parim thonë që janë të kujdesshëm dhe i ndjekin këshillat dhe rekomandimet.
“Normal kemi problem me tepertaturat e larta, na bëjnë të pamundshëm, vjetërsia e bënë të vetën. Kemi kujdes, nuk hajmë gjëra të yndyrshme gjerë të rënda. Sadopak hamë pemë perime dhe lëngje”.
“Momentalisht është nxehtë por tani për tani nuk ka ndikuar në shendet tek unë. Kemi kujdes se çfarë hamë më shumë konsumojmë pemë dhe perime. Nuk hamë gjëra të yndyrshme hamë gjëra freskuese”.
“Preferojmë ushqime më të lehta që të mos na mundojnë gjatë ditës” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Gjatë ditëve të verës, në kushte kur temperaturat janë të larta, nevojitet trajtim i ngjashëm dhe kujdes edhe për kafshët shtëpiake. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
