LSDM, këshilli qëndror vendos sot për fatin e Qeverisë

16.06.2019 12:40

LSDM sot në Ohër, do të mbledh Këshillin Qendror...

LSDM sot në Ohër, do të mbledh Këshillin Qendror ku do të dikustohet për vendimet që do të pasojnë pas njoftimit se data për negociata me BE-në nuk do të merret në qershor apo korrik.

Sipas informacioneve partiake nuk janë në lojë zgjedhjet e parakoshëshme parlamentare, pasi pritet që brenda viti, Maqedonia e Veriut, do të merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për rekonstruimin e Qeverisë, apo kthim të mandatit nga kryeministri me qëllim të zgjedhjes së një Qeverie krejtësisht të re. Këshillin Qendror do të sjell vendim edhe për organet partiake.