Fillimi i bisedimeve, Zyberi: Prolongimi i datës s’është humbje e madhe

16.06.2019 14:44

Deklaratat e fundit të autoriteteve evropiane ajo e Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kancelares gjermane, Angela Merkel...

Deklaratat e fundit të  autoriteteve evropiane ajo e Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kancelares gjermane, Angela Merkel i dhanë fund pritshmërive të caktimit të datës për fillimin e negociatave në Samitin e javës së ardhshme të Këshillit të BE-së, thotë analisti politik,  Naser Zyberi.

Megjithatë Zyberi mendon se një prolongim prej 6 muajsh nuk do të kishte impakt negativ në rrugëtimin e vendit tonë në fazat e mëtutjeshme integruese.

“Realisht mund të pritet datë në fund të shtatorit apo fillim të tetorit, në të cilën periudhë mund të caktohet data ndërsa ajo datë a do të jetë fundi i vitit, apo janar shkurti i vitit 2020 është çështje tjetër.  Kuptohet 3 deri 6 muaj  nuk janë ndonjë vonesë serioze pasi Maqedonia mos flasim edhe Shëqipëria kanë pritur tre decenie dhe nuk do të ishte humbje e madhe” – tha analisti politik, Naser Ziberi.

Opozita sdo men se do të mundohet të shfrytëzojë çdo situate të krijuar dhe çdo lëshim qoftë edhe deklarativ  të krerëve të pushtetit sa i përket caktimit të dates dhe fillimit të bisedimeve me BE-në për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë  shumica qeveritare duhet që të vazhdojë rrugëtimin e saj për të përfunduar procesin e filluar të reformave në vend. 

FILLIMI I BISEDIMEVE, ZYBERI: RMV T’I  RRUMBULLAKSOJË REFORMAT E FILLUARA

Madje analisti politik  Naser Zyberi shton se as epilogu nga Samiti Qershorit, nuk duhet të luhasë stabilitetin e qeverisë, ajo duhet të vazhdojë më tej me procesin e filluar në implementimin e reformave.

“Maqedonia është në situatë kur duhet ti rrumbullaksojë proceset që i ka filluar sepse sakrificat kanë qenë serioze, marrëveshjet me Bullgarinë dhe ajo e Prespës, ligji për gjuhët janë vepra kapitale të cilat nuk duhet  që në periudhë të shkurt  të vehen në pikëpyetje sepse zgjedhjet eventuale të parakohshme do ti shtynin të gjitha këto procese dhe Maqedonia do të largohej edhe më tepër nga data e fillimit të negociatave me BE-në” – u shpreh Zyberi.

Nëse deri në fund të vitit Maqedonia nuk merr datë për bisedime, sipas Zyberit  do të do të dalin situata të reja politike. Për Maqedoninë e Veriut do të ishte  grusht i rëndë dhe rritje e eruskepticizmit, BE do të humbte kredibilitetin si dhe do të ndikonte në stabilitetin e përgjithshëm  politik rajonal. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)