Targat e automjeteve, prej nesër kodi MK zëvendësohet me NMK

16.06.2019 15:33

Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për automjetet me kodin NMK....

Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për automjetet me kodin NMK.

Ndërrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve.

Obligimi për ndërrimin e tabelave të reja në të cilat shenja e deri tanishme MK ndërrohet me të rejën NMK del nga Marrëveshja e Prespës që i dha fund kontestit të emrit me Greqinë.

Nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, deri më tani janë dhënë shenja ngjitëse me kodin NMK në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes së automjeteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.