Ambasadori gjerman, RMV dhe Shqipëria bashkërisht drejt BE-së

16.06.2019 17:30

Maqedonia e Veriut duhet të marr datën pë fillimin e bisedimeve për anëtarësim....

Maqedonia e Veriut duhet të marr datën pë fillimin e bisedimeve për anëtarësim, thotë amabsadori gjerman në Shkup, Tomas Norbert Gerberih.

Ai njëherit vlerëson se më së mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku të anëtarësohen në BE.                                                                                   

“Republika e Maqedonisë së Veriut patjetër të marr datën për fillimin e bisedimeve sepse qeveria në dy vitet e kaluara ka realizaur gjithçka që ishte e nevojshme për qasje drejt BE-së. Tani vendet anëtare të BE-së kanë disa probleme teknike të cilat do të zgjidhen deri në vjeshtë, kur edhe mendoj se MAqedonia e veriut do të marr datën për fillimin e bisedimeve… Unë mendoj se ide më e mirë është që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të inkuadrohen sëbashku në BE.Është shum me rëndësi që ballkani perënimor si rajon të ketë pako të përbashkët, por nëse ështëe  nevojshme duhet të mendojmë edhe për ndarje që të mos e dënojmë një vend për shkak të mos plotësimit të kushteve nga një vend tjetër” – tha Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Norbert Gerberih.

TIMONIE, ENDE DUHET TË BËNI REFORMA

Vazhdoni punën me reformat porositi ambasadori vrancez, Timonie.

“Punoni, punoni, ende keni të bëni reforma të reja dhe më pas do të shohim se çfar është e mundur” – deklaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

ZAEV, KËRKOJMË TË NISIM BISEDIMET JO ANËTARËSIM

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë fjalimit në forumin “Evropa- Wachau” të Austrisë, të shtunën u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

“Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën” – u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë temë e këshillit të minsitrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet të martën në Luksemburg.

Këshilli pritet të vendosë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë bashkërisht rrugëtimin drejt BE-së, ndërsa konkluza më pas duhet të miratohet nga Këshilli i shefave të qeverisë dhe shtetit të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet më 20 dhe 21 korrik në Bruksel. (Flutura Latifi, TVM2)