U përurua libri i Nasuf Strikçani, “Mërgata dibrane dhe kontributi i saj për Dibrën”

16.06.2019 17:49

Para dashamirësve të fjalës së shkruar në qendrën për kulturë u përurua libri....

Para dashamirësve të fjalës së shkruar në qendrën për kulturë u përurua libri "Mërgata Dibrane dhe kontributi i saj për Dibrën”, të autorit Nasuf Strikçani.

Autori me këtë vepër ka bë nje punë kolosale  e sistemuar sipas kritereve të historiografisë se si dibra ka përjetuar dhunë e presione politike, nga turqit serbët e bullgarët si dhe gjatë jugosllavisë titiste, por kjo plagë për shkaqe ekonomike vazhdon edhe sot.

Doktori i shkencave politike Fisnik Muça, gjat referencës së tij tha se autori ka vën edhe përpjekjen dhe kontributin e shoqatave të mërgimtarëve

Redaktori i librit, Nuri Koleci nënvizoi senuk mund të anashkalohet edhe elaboratet e shpërnguljes së shqiptarëve nga famëkeqët si çubrilloviqët garashanini të cilat autori i ka paraqitë me grafikon e statistika sipas rrjedhës së ngjarjeve.

Nasuf strikstrikçani është duke punuar si imam në Dibër dhe ka kryer magjistraturën e shkencave sociologjike, ky është libri i pare i tij.