Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, deri në fund të muajit rekonstruim të qeverisë

16.06.2019 20:37

Këshilli qëndror i LSDM-së vendosi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakoshëshme....

Këshilli qëndror i LSDM-së vendosi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakoshëshme dhe kryeminsitri të mos e kthej mandatin, por të bëhet rekonstruimi i qeverisë.

Këtë e bëri të ditur pas mbledhjes kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili njëherit sqaroi se rekonstruimi do të përfshijë jo më shumë se 8 ministra në qeveri dhe më shumë se 20 drejtor të istitucioneve publike. Formaliteti për rekonstruimin e qeverisë pritet të përfundojnë deri në fund të muajit.                                                                                          

“Pse koncepti fillestarë i rekonstruimit të qeverisë, hapi mundësi shtesë për zgjedhje të parakohëshme, kthimin e mandatit e të ngjahsme? Kjo që seriozisht të përcjellim porosinë te vendet anëtare të BE-së se janë të obliguar të japin datën për bisedime, sepse nuk do të lejojmë përsëri të kthehet radikalizimi, nacionalizmi, popuzlizmi në shtet, të na ndahet përsëri shoqëria dhe të na konfliktuojë me të gjithë fqinjët. Qëllimin e realizuam, kthehemi te rekonstruimi. Do të ketë rekonstruim te jo më shumë se 8 ministrave, apo më pak se një e treta. Nëse do të ishte më shumë se një e treta shkohet me qeveri të re. Besoj se deri në fund të javës së ardhëshme do ti njoftoj emrat e minsitrave të ri dhe atyre që shkarkohen, që në fillim të javës tjetër kuvendi të mund të diskutoj dhe sjell vendim” – tha Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

ZAEV: VENDET ANËTARE TË BE-SË MË KONFIRMUAN, VENDI MERR DATËN E BISEDIMEVE NË TETOR

Zaev njëherit theksoi se ka marr konfirmim nga vendet anëtare të BE-së se vendi do të marrë datën për fillimin e bisedimeve në tetor të këtij viti.

“Përkundër asaj se po shkon mir procesi i ratifikimit për anëtarësimin tonë në NATO, qëllimi tjetër është përfundimisht pas 15 vitesh të marrim datën për fillimin e bisedimeve, kemi marr konfirmim nga vendet anëltare. Këshilli Evropjan do të sjell konkluzë, do t ketë deklarata nga këshilli evropjan më 20 dhe 21 qershor dhe gjithsesi Bundestagu do të bëjë verifikimin, përkatësisht votimin për raportin e BE-së në shtator dhe më në fund data do të pasojë në tetorë” – tha Kryeministri Zaev.

Kryemisnitri Zaev poashtu bëri të ditur se rekonstruimi do të përfshijë edhe kuadro të BDI-së që nga niveli i ministrave e deri te postet e drejtorëve. (Flutura Latifi, TVM2)