Maqedoni

Parashikimi i motit

17.06.2019 08:57

Moti paradite do të jetë me diell i ngrohtë dhe me vranësira mesatare...

Moti paradite do të jetë me diell i ngrohtë dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vende-vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal moti do të jetë në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 27 deri 34 gradë celcius.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius.