BOSNJE E HERCEGOVINË
Pesë minatorë kanë humbur jetën në Bosnjë
05.09.2014 16:08
Pesë minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi që ka ndodhur në një minierë të qymyrit, në pjesën qendrore të Bosnjës....

Incidenti ka ndodhur në minierën “Raspotoçje”, pranë qytetit Zenica, si pasojë e një tërmeti.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 29 minatorë të tjerë, të cilët ishin bllokuar për disa orë në një thellësi prej 500 metrash.
