Botë
Aksidentohet autobusi, 16 të vdekur dhe 30 të plagosurnë Venezuelë
17.06.2019 09:51
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në një aksident në Venezuelë....

Ngjarja ndodhi në Zulia, kur një autobus doli nga rruga duke u përmbysur. Sipas mediave lokale shkak ka qenë shpërthimi i gomës së autobusit.
Mësohet se shoferi i mjetit ka shpëtuar. Dëshmitarët thanë se autobusi ishte mbipeshë dhe përveç kësaj shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.
