Botë

Mot i keq në Europë, dëme dhe viktima në Francë e Zvicër

17.06.2019 10:21

Disa vende të Europës janë përfshirë nga një mot i keq me stuhi breshëri me kokrra në masën e një topi tenisi....

Në Francën lindore, breshëri ishte aq i fortë sa shkatërroi xhamat e makinave. Rrëke uji dhe breshëri përmbytën rrugët e dëmtuan shtëpi.
 
Një turist gjerman humbi jetën pasi i ra një pemë në qytetin e Taninges.
 
Edhe një viktimë është regjistruar në Zvicër kur anija me të cilën po udhëtonin në lumin Gjeneva u përmbys si pasojë e stuhisë.
 
Edhe Britania e madhe po përballet me një situatë pa precedent. Në Poloni me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq.