Maqedoni
Targat e automjeteve prej sot kodi MK zëvendësohet me NMK
17.06.2019 11:34
Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për automjetet me kodin NMK.....

Ndërrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve. Obligimi për ndërrimin e tabelave të reja në të cilat shenja e deri tanishme MK ndërrohet me të rejën NMK del nga Marrëveshja e Prespës që I dha fund kontestit të emrit me Greqinë.
Nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, deri më tani janë dhënë shenja ngjitëse me kodin NMK në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes së automjeteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
