Ekonomi
15 mijë denarë vauçerë për pushime, Bekteshi: Ndihmojmë të punësuarit dhe turizmin
17.06.2019 13:24
Të gjithë personat me të ardhura më të ulëta se 22.000 denarë, mund të aplikojnë për të fituar vauçer prej 15.000 denarësh.....

Këtë vauçer ata mund të shrytëzojnë për të pushuar në të gjitha vendet turstike në Maqedoninë e Veriut. Sipas ministrit të ekonomisë Bekteshi, me këtë masë përveç që iu jepet mundësi edhe familjeve me të ardhura më të ulëta të bëjnë pushim, gjithashtu mundëson edhe rritje të vëllimit të punës të hotelierive të vendit edhe jashtë sezonit turistik.
“Interesi i madh i qytetarëve dëshmoi edhe vitin e kaluar se jemi në rrugë të duhur për të rritur turizmin në vendin tonë. Këtë e dëshmon edhe enti i statistikës, ku kemi një rritje të konsiderueshme të turistëve vendor, në vend. Në këtë mënyrë kanë vazhduar edhe muajtë e parë të vitit 2019 dhe me hapjen e sezonit veror ne shpresojmë se ky vit do të jetë shumë I sukseshëm”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Qytetarët kanë afat për të aplikuar në ministrinë e ekonomisë deri më 30 gusht. Vauçerët mund ti shfrytëzojnë jashtë sezonit turistik edhe atë deri më 30 nëntor. Për këtë masë është ndarë buxhet prej 20 milion denarëve dhe pritet që këtë vit, këtë të drejtë ta shfrytëzojnë mbi 1200 familje.
ERSAN PAJAZITI
