Maqedoni
Hapja e bisedimeve me BE-në, Mickovski: Qeveria dështoi, fajin e ka Zaev jo BE
17.06.2019 13:58
Lideri i VMRO-DPMNE në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të partisë....

Lideri i VMRO-DPMNE në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të partisë, kritikoi Qeverinë aktuale për mos marrjen e datës së përfillimin e bisedimeve me BE-në. Sipas tij, për këtë dështim nuk duhet të fajësohet BE-ja se nuk na dëshiron, por Europa po tregon se me këtë Qeveri nuk shkon. Fajtor për mosmarrjen e datës sipas MIckovskit është vetë kryeministri Zaev.
“As vitin e kaluar, e as këtë vit nuk kemi marrë datë për fillimin e negociatave, ku prespektiva jonë europiane do të ishte e garantuar. Dhe kur e pa se nuk kemi marrë datë, dhe nuk kemi prespektivë europiane, ky njeri u shëndërua në euro skeptikun më të madh, duke ju kërcënuar Europës se, “Nëse nuk ka drejtësi , nuk ka BE", tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Premtimi i LSDM-së për "jetë për të gjithë”, Mickovski: Ku mbetën projektet për shqiptarët?
Për Mickovskin, Zaev po gënjen e manipulon edhe bashkësitë etnike në vend. E akuzoi kryeministrin se edhe përkundër deklarimeve për jetë për të gjithë, as që mendon për etnitetet jo shumicë.
“Nëse do të ishin të rëndësishme etnitetet tjera dhe bashkëjetesa, ai do të ndërtonte rrjetin e ujësjellësit në Haraçinë, do të ndërtonte shkollën në Zhelinë, Sallën sportive në Kumanovë dhe shumë projekte tjera të cilat i kanë premtuar”, tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Rikonstruimi i Qeverisë, Mickovski: Populli do i vërë fshesën Kryeministrit
Mickovski i sygjeroi Kryeministrin Zaev që mos të merret shumë më “fshesën”, sepse populli është duke i përgatitur fshesë atij për ta larguar nga Qeveria.
“Nuk ekziston fshesa të cilën e e kanë premtuar, sepse ky proces do përfundojë në një fijasko të re, vetëm po krijojnë një rreth ku disa funksionarë do të zëvëndësojnë disa të tjerë. Populli është duke ia përgatitur fshesën atij, më pas edhe do i kërkojë përgjegjësi për krimet e bëra, dhe më pastaj të ndërtohet shteti”, tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickovskit shtoi se gjatë hartimit të marrëveshjeve më partitë tjera për bashkëqeverisje do të përqëndrohen në principe dhe cilësi, sepse sipas tij vendi është i lodhur nga fjalimet romantike të cilat nuk sollën asgjë të re.
FITIM KRYEZIU
