Maqedoni

Antarësimi i RMV-së në NATO, Pendarosvki: Reformuam sektorët e sigurisë dhe ARM-në

17.06.2019 14:27

Deri në gusht pritet ratifikimi I plotë i protokollit për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO....

Deri në gusht pritet ratifikimi I plotë i protokollit për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që do ti mundësone vendit anëtarsim në NATO, në dhjetor të këtij viti, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski gjatë stërvitjeve ushtarake në “Krivollak”. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, përveç angazhimit në çështjet politike, ka bërë shumë edhe në aspektin e refomave në siguri dhe ushtri. 
 
“Po shkojmë me një tempo të mrekullueshme drejt Samitit të caktuar për 4 dhjetor në Londër. Me të drejtë presim të bëhemi anëtare e plotëfuqishme dhe t’i kurorëzojmë të gjitha arritjet e shtetit tone,  jo vetëm në sferën e  të drejtës dhe sigurisë por edhe në sfërën e politikës. Të tregojmë se edhe politikisht, edhe me reformat në mbrojtje, meritojmë të jemi anëtare e saj.”- tha Stevo Pendarovski, kryetar i Maqedonisë së Veriut.
 
Shekerinska: Ne kemi se çfarë t’i ofrojmë aleancës
 
Në stërvitjen “Goditja vendimtare”, përveç ARM-së morrën pjesë ushtritë e pesë vende anëtare të NATO-s, SHBA-së, Lituanisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Këto aktivitete ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit në mes pjestarëve të forcave të armatosura.
 
"Maqedonia e Veriut ka se c’ka i ofron Aleancës, ushtarë  dhe oficerë të trajnuar dhe profesionistë dhe  poligonin  e armatës” Krivolak”, që  tregon  forcën, potencialin si dhe kapacitetin e ushtrisë sonë."- tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
 
 “Goditja vendimtare”, Shvajcer-Blum: Dëshmi se ushtritë tona mund të bashkëpunojnë
 
“Stërvitjet si “Goditja vendimtare”,  dëshmojnë se ushtarët tanë munden të komunikojnë dhe të punojnë bashkërisht,” - tha Mikaela Shvajcer-Blum, u.d.ambasadore  e SHBA-së në RMV.
 
Stërvitja “Goditja vendimtare” është më e madhja deri më tani në vend, në të cilën janë të përfshirë mbi 2.700 pjesëtarë nga forcat e armatosura nga 6 shtete. Ajo Filloi më 5 qershor dhe do të zgjasë deri më 9 korrik.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI