Maqedoni

Ekstradimi i Gruevskit për 27 prillin, Deskoska: Dosja u kompletua, dërgohet këto ditë

17.06.2019 15:02

Kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski si organizator i ngjarjeve të 27 prillit....

Kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski si organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, këto ditë do të dërgohet në Budapest, deklaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Pas marrjes së dëshmive dhe kërkesës, ekstradimi I ish kryeministrit do të varet tërësisht nga autoritetet hungareze. Deskovska thotë se tashmë dosja ëhtsë kompletuar
 
“Dosja e plotë nga gjykata dhe prokuroria arriti në Ministri në  fund të javës së kaluar. Sot i nënshkrova të gjitha dokumentet dhe këto ditë do të dërgohet në Budapest me kërkesë për ekstradimin e tij për 27 prillin", tha Renata Deskovska, ministre e drejtësisë.
 
Nga autoritetet hungareze u kërkua ekstradimi edhe për rastin Tanku, por I njejti u refuzua me arsyetimin se Gruevski ka fituar tashmë azil politik në Hungari. Nuk dihet ndërkohë ende se përse Interpoli nuk e ka aktivizuar fletëarrestin ndërkombëtar  ndaj ish kryeministrit të kërkuar për ngjarjet e  27 prillit. Këkesa e re për ekstradim nuk ka lidhje me mospublikimin e fletëarrestit ndërkombëtar pasi Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të kërkojë ekstradimin edhe të personave për të ciët nuk është shpallur fletëarrest ndërkombëtar. 
 
GYLTENE SINANI