Ekonomi

Çmime të reja të derivative, benzina rritet për 0.5 den, nafta nuk ndryshon

17.06.2019 15:20

Nga mesnata shtrenjtohen çmimet e derivative.

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator për energjitikë, nga mesnata benzina EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet me 0,5 denarë për litër ndërsa benzina Ultra 100 dhe nafta do të mbetet e pandryshuar.
 
Konkretisht, një litër benzinë Ultra 95 Economy nga 66,5 që shitet sot, nga mesnata do të shitet me 67 denarë për litër. Benzina Ultra 100 do të vazhdoj të shitet për 69 denarë për litër, nafta do të shitet për 60 denarë për litër dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të mbetet 49,50 denar për litër.  Këto çmime vlejnë deri të hëhën tjetër kur do të mbahet  mbledhja e radhëss e KRRE-së.