“Një Shoqëri për të gjithë” - strategjia, në diskutim publik në Gostivar
Nga debati u detektuan problemet më akute që kërkojnë zgjidhje....

Në vazhdën e bashkëbisedimit të Qeverisë me qytetarët për “Strategjinë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe iterkulturalizimit“ në Gostivar u mbajt një debat publik. Qeveria pret që strategjia e ardhshme nacionale të jep mundësi për zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve e të dëgjohet edhe zëri i qytetarit, pushtetit lokal dhe i OJQ-ve.
Arsimi, korniza ligjore, të rinjtë, mediat, vetqeverisja lokale dhe përfshirja sociale janë klasteret ku së bashku, qeveria, ekspertët dhe shoqëria civile punojnë në avancimin e tolerancës dhe zvogëlimin e dallimeve mes bashkësive etnike dhe grupeve të ndryshme shoqërore.
Nga debati u detektuan problemet më akute që kërkojnë zgjidhje përmes kësaj strategjie si: njohja e ndërsjellë e gjuhëve, lufta kundër gjuhës së urrejtjes ndaj dallimeve etnike dhe kulturore, njohja e kulturave të njëri-tjetrit, si dhe përkrahja e përmbajtjeve mediale dhe kulturore që avansojnë njohjen e ndërsjellë. (Lulzim Haziri, TVM2)
