Maqedoni
Negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë, Mogerini: Vendim pozitiv për dy vendet, pa zgjatje
17.06.2019 17:14
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Federica Mogherini ju bën thirrje vendeve anëtare të BE-së....
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Federica Mogherini ju bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të japin dritë jeshile për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme në Lukslemburg, Mogherini kërkon që ndaj këtyre dy vendeve të vlerësohet guximi, lidershipi dhe reformat e realizuara.
Pas perfundimit të takimit ndër- ministror të vendeve anëtare të BE-së, Mogherini tha se politika është çështje kohe dhe shtetet e Ballkanit kanë planifikuar njësoj siç bën kalendar politik BE dhe sipas saj, momenti për dhënien e datës është faktor I pakthyeshëm dhe duhet vendosur me maturi.
"Ministrave ju thash se mesazhi i komisionit është i qartë. Duhet të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa asnjë prolongim. Ata janë gati dhe nëse nuk hapen negociatat kjo do të ketë ndikim të madh, jo vetëm në motivimin e vendit por edhe në bashkëpunimin rajonal, në besueshmërinë e procesit. Koha nuk është factor irelevant në këtë proces. Ne kemi kalendar politik por ka edhe Ballkani. Politikat janë çështje kohe. Shpresoj se vendet anëtare e dinë çka është rëndësia e këtij vendimi dhe shpresoj se do të sjellin vendim të mençur për hapjen e negociatave sa më shpejt", tha Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Federica Mogherini.
Hahn: Të mbajmë premtimin, prolongimi sjell rrezik
Edhe eurokomesari për zgjerim Johane Hahn me të njëjtin apel. Hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishte sinjal pozitiv për tërë rajonin ka thënë Hahn, që njëherit edhe vendim motivues për vendet e tjera të Ballkanit aspiruese për integrim në BE. Çdo prolongim i rradhës bart me vete rrezik, porosit eurokomesioneri Hahn.
"Mesazhi im për të gjithë është që të kuptojnë situatën në rajon dhe perspektivën e tij. Një shtet ka investuar në mënyrë enorme në prespektivën e saj evropaine. Liderëtkanë treguar guxim dhe lidership dhe nëse nuk shpërblejmë, ne humbim kredibilitet dhe ndikim. Gjithçka që investuam viteve të fundit është në rrezik nëse nuk i përmbahemi premtimit tonë", tha eurokomesari për zgjerim Johane Hahn.
Sipas analiza dhe deklaratave të zyrtarëve evropian, data për bisedime mund të caktohet në muajin shtator. Vendimi final do të kumtohet të martën kur në samitin e Keshillit te BE-se, do të vendosen nëse vendeve anëtare të familjes evropiane do të arrjnë consensus e do ti thonë PO Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
