“Integrimi Europian pas zgjedhjeve në PE”, Ballkani Perendimor pret kompletimin e KE-së
Rezultatet e zgjedhjeve në PE shtuan në 25 % numrin e deputetëve euroskeptikë....

Rezultatet e zgjedhjeve në PE shtuan në 25 % numrin e deputetëve euroskeptikë. Por përfaqësues civilë nga rajoni, presin që PE të vazhdojë politikat në mbështetje të zgjerimit të Unionit, me rëndësi të vecantë mbetet që sa më shumë vende të rajonit të marrin datë për fillimin e bisedimeve u tha në panel diskutimin “Integrimi Europian pas zgjedhjeve në PE”.
“Në periudhën e ardhëshme do të jetë temë shumë e rëndësishme se si do të duket KE, a do të ketë Drejtori për Zgjerim, kush do të jetë komisar për zgjerim dhe nga cila parti vjen. PE mendoj se do të vazhdojë të mbetet një nga mbështetësit e zgjerimit. Shumë punë mbesin të shihen. Parlamenti ende nuk është formuar, komisioni formohet në gusht, shtator, tetor ndërsa 1 nëntor fillon me mandatin e tij, deri atëherë gjithcka do të jetë e qartë” - tha Vlladimir Megjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi.
“Duke marrë parasysh faktin se sa kemi pritur,vonesa për dy a tre muaj nuk duhet të na dekurajojë pasiqë do të pasojnë edhe vendime shumë të rëndësishme gjatë rrjedhës së bisedimeve” – u shpreh Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.
Panel diskutimi shënon fillimin e projektit në kuadër të së cilit Instituti për politikë evropiane në bashkpunim me Institutin shqiptar për marrdhënie ndërkombëtare dhe Lëvizjen Evropiane nga Serbija gjatë 8 muajve të ardhshëm do të analizojnë se Зka do të ndodh në BE pas zgjedhjeve dhe Brexit-it dhe si do të ndikojë kjo në perspektivën e eurointegrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor. (Leunora Kaliqi, TVM2)
