Kaos në skenën politike në Shqipëri, Basha thirret në prokurori, refuzon të shkojë
Prokuroria e Tiranës ka udhëruar shoqerim të detyrueshëm të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në organin hetimor...

Prokuroria e Tiranës ka udhëruar shoqerim të detyrueshëm të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në organin hetimor. Basha ishte thirrur që të paraqitej për t’u pyetur nga grupi hetimor , lidhur me pagesën e një firme ruse për të lobuar në SHBA, por ai nuk ka pranuar të shkojë duke e argumentuar refuzimin se prokuroria nuk ka parashtruar në njoftim asnjë fakt që ka dalë nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë dosje.
Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e Partise Demokratike doli ne pah nentorin e vitit 2017 kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.
Kompania deklaroi se 675 mije dollare nga Partia Demokratike.
PËRGJIMET E REJA TË “BILD”, PUBLIKOHET TELEFONATA E KRYEMINISTRIT RAMA
Ndërkohë një tjetër skandal është publikuar nga gazeta gjermane “BILD”, lidhur me shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Në njërin nga përgjimet është vetë kryeministri Edi Rama që i telefonon një drejtori të ministrisë së brendshme, pjesë e dosjes 184 të zgjedhjeve në Dibër. Gjatë gjithë bisedës flitet për objektivin e blerjes së votave, e nga bisedat audio del se një votë kushtonte afro 40 euro. Kryeministri Rama në një reagim ka thënë se ky është një shantazh i prokurorëve të Sali Berishës.
MBAJTJA E ZGJEDHJEVE E PAQARTË, SOCIALISTËT JAPIN FIRMAT PËR SHKARKIMIN E METËS
Një zhvillim i tillë duket se e komplikon në vijimësi situatën politike në Shqipëri, dy javë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat nuk dihen ende nëse do të mbahen. Presidenti thotë jo, por kryeministri vijon normalisht fushatën.
Nga ana tjetër, socialistët regjistruan sot në Kuvend firmat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Megjithate, kjo procedurë parashikon një rrugë të gjatë deri në largimin e Presidentit nga zyra. Kuvendi duhet të ngrejë një komision hetimor parlamentar për këtë cështje, por edhe nëse ka 94 vota, PS nuk mund ta heqë kreun e shtetit pa marrë një vendim Gjykata Kushtetuese e cila nuk është funksionale për shkak të shkarkimeve nga vetingu. (Luljeta Ndoka, TVM2)
