KB BASKETBOLL

Mësohen çiftet e 1/8 së finales në mundobasketin e Spanjës

05.09.2014 16:41

Në kampionatin botëror në basketboll, ka përfunduar faza grupore e garimit, pas të cilës janë kompletuar të gjitha palët e 1/8 së finales...

Tani e tutje, të gjitha ndeshjet do të luhen në Barcelonë dhe Madrid, me ç`rast nga të gjitha sfidat, si më interesante bie në sy derbi latinoamerikan, mes rivalëve të mëdhenj, Brazilit dhe Argjentisës.

Favoriti absolut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë detyrë të lehtë kundër fqiut Meksikës, ndërsa pa probleme këtë fazë të garave pritet ta kaloj edhe Spanja, që do të luaj kundër Senegalit.

Një derbi tjetër I madh pritet të jetë dueli mes kampionit evropian Francës dhe Kroacisë, ngjashëm si sfida mes rivalëve të vjetër, Greqisë dhe Sërbisë. Në tre ndeshjet tjera, Sllovenia është favorit kundër Republikës Dominikane, Lituani kundër Zelandës së re, ndërsa Turqia kundër Australisë.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen gjatë dy ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën.  (Mustafa Ademi, TVM2)