Maqedoni

Parashikimi i motit

18.06.2019 09:02

Vendi ynë do të vijojë të shoqërohet nga një mot jostabil....

Vendi ynë do të vijojë të shoqërohet nga një mot jostabil, shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 33 gradë celcius.
 
Deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me shfaqje të shpeshta të reshjeve të shiut dhe erës së fuqishme. Të premten dhe në vikend moti pritet të stabilizohet përsëri me temperatura të larta, por përsëri do ketë mundësi për reshje të vogla të shiut.